perrallen na e tregove ne fillim te temes agim
poezine e ndrite ne vazhdim
tani duhet nje mbyllje qe te kete po aq fantazi
perrallen na e tregove ne fillim te temes agim
poezine e ndrite ne vazhdim
tani duhet nje mbyllje qe te kete po aq fantazi
Si psikologji moj qene
shume gabim qe quhesh gene!
Je kurioz i rraces teme
shume te fal beji sat eme...
Apo jo?...Ka fantazi ėėė?
Tė lumtė poet i nderuar,hekuri me hekur,zjarri me zjarr,uji me ujė thot njė fjalė e urtė.
ky ishte maximumi i intelektit tend agim?
suksese agim
vazhdo merru me perralla dhe ai ler politiken me te rriturve
BEBE KOPSHTI
O derman po e paske sensin poetik 10 ore aman.Si i themi neve nga Vlora mbaj hudher se mos merr sy.Postuar mė parė nga Agim Doēi
Po aman se akoma spaska hy ideja e politikes ne Shqiperi?Politika eshte per Deputete menyr pasurimi dhe per Popullin menyre varferimi por per cudi problemi eshte se te gjithe jane dakort dhe te kenaqur nga kjo zgjidhje.Prandaj Ps ose Pd populli e ka gjithmon te ashtuquajturin ( Pambukun me Jodio)
Agim
i bashkohem postimit tend nr-1 dhe te tjerve me pas por dua te shtoj se kete radhe te pakten po bejne lufte ne parlament dhe jo ne rruget e Tiranes Vlores apo gjetke dhe perderisa konlikti mbetet aty brenda eshte e keqja me e vogel.
Deshiroj qe ne parlament te veproj ligji sipas rregullores se saj dhe gjithashtu te fillonin sipas ligjit mospagimi apo largimi e deputetve qe kan nga 8 muaj qe nuk marrin pjese ne te si psh Tosi i nanove.
ĖSHTĖ KRIZĖ E DYPUSHTETIT, JO KRIZĖ E PARLAMENTIT
Partia Socialiste dhe aleatėt e majtė pėr shumė ditė me
radhė kanė vėnė kujen se nė Shqipėri ka plasur “kriza e
parlamentit” dhe gjoja pėr tė dalė nga kjo krizė i kėrkojnė
Presidentit tė Republikės tė thėrrasė njė tryezė tė partive
parlamentare pėr tė biseduar dhe pėr tė rėnė nė ujdi tė
pranueshme pėr tė gjthė. Kurse PD nė emėr tė shumicės
qeverisėse pėrgjigjet se nuk ka krizė parlamentare e nuk do
tė tilla bisedime. Por Berisha ia lė topin Presidentit tė
luajė si tė dojė nė fushėn e tij, duke thėnė se nuk ndėrhyn
nė punėt e tij nėse do apo jo tė marrė nisma siē kėrkon
Rama.
Nė parlament kemi parė skena tė shėmtuara, qė edhe po tė
krijoheshin nga rrugaēėt e tė droguarit nė rrugė do tė
ishin tė pafalshme. Deputetė qė shkojnė me pranga, me
bilbila, me daulle. Pėr tė ulur zjarminė e kėtyre tė
revoltuarve revolucionarė shumica rreshton njerėzit e
Gardės pėr tė mbrojtur deputetėt e ministrat e saj tė urtė.
Kjo i tėrbon edhe mė shumė tė revoltuarit qė zėnė e ankohen
se janė keqtrajtuar nė sallė dhe ngrenė padira nė
prokurori. Kishim parė skena tė pahishme rreth parlamentit.
Demonstrata tė fuqishme nė vitin1991 qė irrituan aq shumė
kryetarin Kastriot Islami saqė ky harroi se kishte
mikrofonin hapur dhe u shpreh sikur tė mė garantojė kush
familjen jap urdhėr e dal vetė me mitroloz t’i grijė. Kemi
parė parlamentin nė shtetrrethim kur vendoste gjendjen e
jashtėzakonshme nė vitin 1997. Kemi dėgjuar pėr krismat e
armėve nė korridorin parlamentit kur iu bė atentat Azem
Hajdarit. Kemi parė karnavalet e PD-sė nė vitin 2001 kur
deputetėt me divizėn bardhė e blu ndiznin qirinj pėr tė
bėrė varrimin simbolik tė parlamenti tė dushkut. Por ende
nuk kishim parė kėtė yrnekun e tanishėm qė brenda nė sallėn
e parlamentit tė bėhen kėrcėnime ose tė dėgjohen ultimatume
si tė Komitetve tė Jugut mė 1997: bėni si themi ne ose s’ka
parlament. Nuk kishim parė qė nė emėr tė demokracisė e tė
“kthimit tė fshehtėsisė sė votės” tė bėhej tentativė nga
pakica pėr tė marrė peng parlamentar shumicėn, pėr tė
shndėrruar sallėn e parlamentit qė tė gjthė me hipokrizi e
quajn “tempulli i demokracisė” nė njė mjedis vagabondazhi.
Edhe kėtė e pamė.
E keqja dhe e liga nė demokraci pėrtėrihen e pėrsosen shumė
mė shpesh se tė mirat e demokracisė. Hipokrizia lulėzon pa
pengesė. U vėrtetua se fajin nuk e ka aq shumė
mosrespektimi i fshehtėsisė sė votės, por spekulimi
hipokrit me fshehtėsinė e votės. Pėr tė qenė mė tė saktė
fajin e ka edhe vetė fshehtėsia e votės. Nė parlament nuk
duhet tė ketė votim tė fshehtė asnjėherė e pėr asgjė. Nė
qoftė se deputetėt nuk guxojnė tė votojnė hapur nė
parlament do tė thotė se nuk ka demokraci nė vend, ose nė
parlament nuk kanė shkuar njerėz dinjitozė e demokratė tė
vėrtetė. Vota e fshehtė nuk pjell demokraci, por hipokrizi
e paburrni, nuk sjell zgjidhje demokratike serioze, por
nxit e pėrligj intrigėn, pabesinė e rrufjanllėkun.
Frikacakėt nuk kanė pėrse tė shkojnė nė parlament.
Gjithēka nisi si njė skenar dhe regjisure banale kur
“Kapedan-Sulot” e sė majtės shpallėn se namuzi i tyre
maēoist politik e shijet e tyre demokratike fort burrece
nuk mund tė duronin mė shumė se 200 ditė tė komandoheshin
nga njė femėr “noprane”. Jozefinėa e shkretė ėshtė sjellė
si shelege e butė nė parlament po ta krahasosh me Kastriot
Islamin e vitit 1991 dhe sidomos me Skėnder Gjinushin
prepotent tė viteve 1997-2001 qė ishte ulur nė karrigen e
kryetarit me vrullin e komandantit politik tė njė rebelimi
tė armatosur. Edhe Servet Pėllumbi i moderuar po tė jetė
pėr hile e shkelje ka bėrė mė shumė dhe mė tė rėnda se ato
qė i quhen mėkate tė pafalshme Jozefinės. Por socialistėt
imituan xha Sulon nė filmin “Kapedani” qė nuk mund ta
lėshonte pėr tokė namuzin e mustaqeve dhe tė punonte nė
kooperativėn bujqėsore qė drejtohej nga njė ēupėrlinkė. “Ta
shkarkojmė Jozefinėn”, ishte kushtrimi i “Sulo-kapedanėve”
tė parlamentit , tė cilėt pėr tė qenė tė ndershėm duhet
thėnė se nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me fisnikėrinė e
personazhit “xha Sulo” nė film.
Por puna e shkarkimit tė Jozefinės nuk u doli si e kishin
nisur ata dhe ndonjė ”karrigethyer” nga kampi i shumicės. U
kuptua qė pėrveē sebepit pėr sherr politik ata qė nisėn
procedurat e shkarkimt kishin dhe njė plan praktik pėr tė
vėnė nė jetė, tė sillnin nė krye tė parlamentit ndonjė
“karrigethyer” nga rrethi i Berishės. Pėrveē ngjashmėrive
tė tjera me zhvillimet e vitit 1997 duhet mbajtur shėnim
edhe kjo veēori, nė kampin e PD-sė u shfaqėn
karrigethyerit.
Jozefina nuk u rrėzua, pėrkundrazi u nis pėr nė Amerikė dhe
atje u vlerėsua si njė fitore pėr Shqipėrinė qė jep
shembull tė tillė demokracie qė vė njė grua tė drejtojė
legjislativin. Merreni me mend ēfarė pėrshtypje tė keqe do
tė kishte bėrė sikur tė nddhte qė nė Shqipėri tė shkarkohej
brenda dy muajsh e para grua nė historinė e saj e zgjedhur
kryetare parlamenti. Kjo mund tė ndodhte vetėm sikur
Jozefina tė kishte kryer krime tė tilla si serbja Pllavēiē
qė e kėrkoi dhe e dėnoi Gjykata e Hagės pėr krime nė
Bosnje. Sikur nė vend tė Jozefinės tė ishte zgjedhur Luiza
Hoxha me siguri “Sulo-kapedanėt” do tė ngriheshin si trup i
vetėm nė mbrojtje tė saj. Votimi pėr Jozefinėn u kthye nė
humbje tė madhe pėr “Sulo-kapedanėt”, se nuk doli gjė ai
alarmi pėr shkelje tė fshehtėsisė sė votimit. Atėherė
“Kapedan-Sulot” nxorrėn nga arkivi dosjen e praktikave
beogradase. Nė vitin1997 pėrdorėn simbolet serbe tė
ngritjes sė tre gishtave pėr tė nxitur turmat e britmave
“duam paratė tona”. Kėsaj radhe bėnė si ato ditėt nė rrugėn
e Beogradit kur rrėzohej Milosheviēi, filluan koncertin e
bilbilave, zhuzhatjen si gjinkallat nė korrik, jo nė rrugė
por brenda nė parlament, tundėn dhe prangat e policėve , si
pėr t’u thėnė rivalėve nga shumica, ose na lidhni ju qė tė
dukemi heronj, ose pranoni tė lidhim ne shumicėn me prangat
e votimeve tė fshehta qė shumica tė mos bėjė dot gjė pa
izmin e pakicės. Nuk u eci qė incidenti tė kishte edhe gjak
e bojė tė kuqe si nė sheshin “Skėnderbej” mė 28 maj 1996.
Por ama njė konflikt me njerėzit e rendit brenda nė sallė e
krijuan. Qaravitjet nė kupė tė qiellit zbuluan madje edhe
njė “filmues hafije” qė i pėrkiste gardės, mekanizėm
shtetėror. Kjo pėr bilbilsat ishte e padurueshme. Ata nuk
kanė gajle tė filmohen nga gjithfarė reporterėsh,
kameramanėsh, tė njohur e tė panjohur,tė gjithėfarė
televizionesh qė nuk dihet mirė pėr kė punojnė e ku i ēojnė
prodhimet e tyre. Por nga njė gardist kurrsesi nuk duan tė
filmohen.
Edhe kjo nuk e zgjidhi punėn, tani ka mbetur zgjidhja ose
tek presidenti ose tek “rebelimi” si nė vitin1997 ( edhe
atėherė nė fund tė shkurtit e nė fillim tė marsit u bė
zallamahia. Kėsaj radhe e majta ka njė mangėsi, nuk ėshtė
bashkuar, nuk ka mė njė “Forum pėr Demokraci”, sepse Gumeni
s’ėshtė nė Shqipėri, Kurt Kolės i ka rėnė itibari, Fatos
Lubonja ėshtė mė shumė nė anėn e Berishės, As Arben Imamin
nuk e kanė si mė 28 mars 1996 qė t’u jepte zemėr nė sheshin
“Skėnderbej” pėr tė rrėzuar diktatorin Berisha, se ka
shkuar shef kabineti tek Berisha. Nuk ka shenja se diku po
krijohen komitete tė shpėtimit publik. E gjitha e reja
ėshtė njė takim i tė majtėve tė pėrēarė dhe lėvizja e Metės
drejt PS-sė.
Edhe shumica nuk i ka punėt mė mirė. Teprica e votave mbi
pakicėn ėshtė e brishtė. Rreziku i aktivizmit tė
karrigethyerve ėshtė i madh. Nismat pėr tė ndryshuar krerėt
e institucioneve, sidomos prokurorin e pėrgjithėshėm po
ngecin. Madje kėrcėnimi pėr postin e Sollakut, u kthye nė
hyxhym pėr t’i hequr kolltukun Jozefinės. Shumica e ka
pėsuar si nė pėrrallėn e atij qė kapi hajdutin, por nuk e
ēonte dot ku duhej, as e lėshonte dot, se hajduti nuk e
lėshonte mė atė.
Opozita bėrtet “bėni lėshim tė dalim nga kriza
parlamentare”. Nė tė vėrtetė nuk ka krizė parlamentare se
njė krizė e tillė ndodh kur parlamenti nuk ėshtė nė gjendje
t’i japė njė qeveri vendit dhe pasi janė provuar gjithė
variantet e mundėsitė duhet tė shpėrndahet pėr tė kėrkuar
zgjidhje nėpėrmjet zgjedhjesh tė reja para kohe. Kėtė e
dinė mirė tė dy palėt. Edhe opozita qė bėrtet se ka krizė
parlamentare e di se bėn gabim. Shumica nuk ka garanci tė
plota se nuk mund tė shkohet edhe drejt njė krize
parlamentare se “dukuria Xhuveli” qė dėmtoi tė majtėn mund
tė infektojė edhe tė djathtėn.
Krizė parlamentare ende nuk ka. Por ka shpėrthim tė ri tė
njė krize tė vjetėr, tė „krizės sė dypushtetit“ dhe tė
„krizės sė bashkėqeverisjes informale“. Kėto dy kriza e
kanė zanafillėn qysh nga viti 1991. PPSH qė kishte 2/3 pas
31 marsit 1991 deshi bashkėqeverisje, jo informale por
zyrtare me PD dhe ia arriti duke i imponuar qeverinė e
stabilitetit,qė doli njė dėshtim i plotė. Menjėherė pas
fitores sė PD mė 22 mars 1992 PS kėrkonte t’i impononte
PD-sė „bashkėqeverisjen informale“ dhe qysh ditėn e parė tė
parlamentit Nano kėrkoi zgjedhje tė reja. Kjo donte tė
thoshte „ose qeverisni nė ujdi me ne, ose nuk ju lėmė tė
qeverisni tė qetė.“ Nė vitin 1996 PS pėrsėri kėrkoi
krijimin e situatės pėr bashkėqeverisje informale. Meqenėse
nuk e arriti filloi pėrgatitjet pėr pėrmbysjen e vitit
1997. PD tentoi me ato fuqi qė i kishin mbetur t’ia nxinte
jetėn qeverisjes sė PS-sė, madje a mori pėr pak orė
pushtetin nė shtator 1998. PD shumė kohė ka luajtur kartėn
e zgjedhjeve tė parakohėshme dhe i imponoi PS-sė
bashkėqeverisje informale nė vitin 2002 me marrėveshjen
Nano-Berisha dhe me zgjedhjen e Moisiut president
konsensual e tė Sollakut prokuror tė pėrgjithėshėm.
Kėtė do tė bėjė tani PS, tė riaktivizojė marrėveshjen
Nano-Berisha pėr bashkėqeverisje informale, sepse me provat
e fundit duket e kuptoi se taktika leniniste e
shpartallimit tė Dumės si nė kohėn e dypushtetit nė Rusi
pas revolucionit tė shkurtit 1917 nuk ėshtė e lehtė dhe
parrulla “gjithė pushtetin ramo-socialistėve” nuk ka gjasa
pėr sukses. Prandaj Rama e PS duan njė ujdi me PD-nė e
Berishėn qė tė parėve t’u lėshohet terren pėr sukses nė
zgjedhjet lokale. Rama kėrkon me ēdo kusht qė tė sigurojė
vazhdimėsinė e pushtetit tė tij nė Bashkinė e Tiranės..
Kėrkesa e Ramės qė Moisiu tė thėrresė tryezėn e partive do
tė thotė tė pranohet se vendi ka hyrė tashmė nė krizėn
institucionale, edhe pse nuk ka krizė tė mirėfilltė
parlamentare. Gjithnjė tryezat e partive janė thirrur pėr
tė zhvleftėsuar parlamentin, pėr tė vėnė pazarllėqet e
matrapazllėqet politike mbi zgjidhjet institucionale. Kėtė
bėnte Ramiz Alia kur krijonte Kėshill Presidencial tė
paligjėshėm nė fillim tė vitit 1991, tryeza partishė nė
qershor e nė dhjetor tė atij viti. Kėtė imponuan
socialistėt nė 9 mars tė vitit 1997. Kėtė imponuan
demokratėt gjatė ujdisė Nano-Berisha 2002. Kėtė duan tė
bėjnė ramosocialistėt tani. Kėta duan me ēdo kusht tė
shmangin rrezikun qė fushata e egėr verbale e Berishės
kundėr korrupsionit tė tyre tė mos kthehet nė fushatė
veprimesh konkrete.
Tollovitė qė kanė ndodhur nė Shqipėri janė gjithashtu nė
njė linjė tė njohur zhvillimesh ndėrkombėtare pėr Kosovėn.
Sa herė i duhet Sebisė tė vėshtirėsojė pozitėn e
shqiptarėve tė Kosovės nxisin sherre nė Shqipėri. Dhe sa
herė serbėt ndjejnė njė nevojė tė tillė grekėt provokojnė
tensione me Shqipėrinė. Kėshtu ka ndodhur edhe kėto kohė.
Aktorėt kryesorė tė gjithė kėtyre kombinacioneve tė
fėlliqur janė po ata qė e kanė nisur kėtė punė qysh nga
vitit 1991.
5 mars 2006 Abdi Baleta
Mua pse mė duken bilbilat dhe prangat,metoda shumė mė tė civilizuara,demokratike dhe paqėsore se ato sulmet ndaj institucioneve shtetėrore pėr marrjen e tyre me dhunė...![]()
.........................
A e kuptoni qe te majtet nuk pajtohen me humbjen e pushtetit. Ata gjykojne se kane lindur per te qene te perjetshem ne qeverisje edhe se jane magahajdute!
A e kuptoni se pd-ja nuk pajtohet me humbjen e pushtetit ? Ata gjykojne se kane lindur per te qene te perjetshem ne qeverisje edhe se jane megahajdute !Postuar mė parė nga Agim Doēi
ps., ke humor Gimi ....C`faj ka Ps-ja se ne Shqiperi nuk ka force tjeter te denje per te qendruar ne pushtet? Pd-ja ???? Te lutem mos u tall !
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 21-03-2006 mė 05:23
Krijoni Kontakt